Sport

Distria Krasniqi merr pjesë në Grand Slam-in e Baku-s


Distria Krasniqi me medaljen e artë që e fitoi në Tokyo 2020

Medalistja e artë, Distria Krasniqi, do të jetë pjesëmarrëse në Grand Slam-in që do mbahet në Baku të Azerbaixhanit.

Distria është e vetme xhudiste nga Kosova që do të jetë pjesëmarrëse në këtë Grand Slam.

Hera e fundit kur Distria ishte ndeshur, ishte dita historike kur fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Tokyo-s.

Në këtë Grand Slam marrin pjesë sportistë nga pesë kontinente, 29 shtete.

Në total, do të jenë 196 garues, 129 meshkuj dhe 67 femra.

Distria do të ndreshet në kategorinë -52kg. Ndeshjen hapëse Distria do ta zhvillojë përballë japonezez, Nanako Tsubone.

Duelin e saj, xhudistja kosovare e fillon në orën 09:00 gjatë mëngjesit së 5 nëntorit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore