Sport

Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinalen e Grand Prix Almada të Portugalisë


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka kaluar në gjysmëfinalen e Grand Prix-it që po mbahet në Almada të Portugalisë.

Krasniqi e cila po garon në kategorinë deri në 52 kilogramë, në çerekfinale e mposhti xhudisten nga Spanja, Ariane Toro Soler.

Në gjysmëfinale, Distria do të ndeshet me portugezen Joana Diogo, e cila eliminoi kosovaren tjetër që garoi në këtë kategori, Erza Muminoviq.

Ndryshe nga ky Grand Prix, përveç Erzës, më herët u eliminua edhe Flaka Loxha, ndërsa Laura Fazliu në do të garojë më vonë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Kujtojmë që Krasniqi është kampione olimpike, gjithashtu ajo i prinë ranglistës botërore të xhudos në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore