Shqipëria

Diplomacia ukrainase uron Shqipërinë për Pavarësinë: Mirënjohës që na qëndruat pranë


Urimet për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë nuk kanë munguar as nga Ministria e Jashtme e Ukrainës.

Diplomacia ukrainase ka uruar “popullin mik të Shqipërisë”, duke i shprehur mirënjohjen për qëndrimin e vendit tonë gjatë luftës.

“Urime për diplomacinë shqiptare dhe popullin mik të Shqipërisë me rastin e Ditës së Pavarësisë! Ne jemi mirënjohës që qëndruat pranë Ukrainës gjatë kohës më sfiduese dhe po bëjmë përpjekje për paqen dhe sigurinë brenda nivelit të KS të OKB-së dhe dypalësh! Urimet më të mira për mirësi dhe prosperitet!”, shkruan diplomacia ukrainase në urimin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore