Shëndet

“Dikur trupi im ishte plot muskuj, jo më”, thotë Arnold Schwarzenegger


Aktori austriak-amerikan, Arnold Schwarzenegger ka zbuluar së fundmi perceptimin e tij mbi plakjen.

Ish-guvernatori i Kalifornisë, ylli i filmave aksion ka thënë se akoma e kujton që dikur trupi i tij ndjehej “i fuqishëm”. Por tani, në moshën 76-vjeçe, ai nuk ndihet njësoj.

Schwarzenegger u shfaq në “The Howard Stern Show”, ku tha se mban një sens humori për plakjen, transmeton AlbanianPost.

Arnold Schwarzenegger.

“Unë buzëqesh disi sepse çdo ditë shikohem në pasqyrë dhe them, ‘Po, je i keq’”, i tha ai, prezantuesit Stern-it.

“Shikoni këtë trup. Shikoni muskujt e kraharorit që dikur ishin të fortë dhe të guximshëm dhe vërtet të fuqishëm. Tani ata thjesht janë të varur atje.’ Dua të them, çfarë dreqin po ndodh këtu?”, ka shtuar Arnold.

Ylli i “Terminator” shtoi se ai e di se çfarë kishte kur ishte më i ri.

Arnold Schwarzenegger.

“Kur je përshëndetur prej vitesh nga ky trup suprem, dhe ke përkufizimin dhe sheh venat që zbresin nga barku, dhe sheh venat në majë të gjoksit dhe më pas prehen, rrotullon orën 50 vjet dhe e sheh se gjërat thjeshtë kanë ndryshuar”, vazhdoi tutje ai.

Përndryshe, Schwarzenegger së fundmi ka botuar librin e tij të ri “Be Useful”, në të cilin ai u shpjegon njerëzve mjetet që përdori për të pasur sukses në jetë.

“Le të shkojmë dhe t’i mësojmë fëmijët të jenë të ashpër, të dalin dhe të bëjnë sport, të shkojnë dhe të studiojnë, të luftojnë dhe të kalojnë ndonjëherë këto lloj momentesh të dhimbshme”,i tha ai Stern-it, pos tjerash.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore