Lajme

Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në Veri


Mitrovica e Veriut.

Një pikë statike (kontenjerë) e Policisë së Kosovës është djegur të enjten rreth 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për Albanian Post e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës, por nuk ka pasur policë brenda duke qëndruar në atë kontejnerë”, ka thënë Elshani për AP.

Ndër të tjera shtoi se, “aktualisht gjithçka është në rregull”.

Edhe më 23 qershor të 2023, dy shpërthime në Mitrovicë të Veriut kishin ndodhur mbrëmë pas mesnatës, por nuk është raportuar për të lënduar.

Kurse, më 16 qershor ishte raportuar për pesë shpërthime në Veri.

Që nga 26 maji tensionet në Veri të Kosovës u rritën si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për të instaluar kryetarët e sapozgjedhur në ndërtesat komunale nën asistencën e Policisë së Kosovës.

BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur kryeministrit Kurti, tri kërkesa sa i përket tensioneve: qetësimin e situatës në veri të Kosovës, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore