Sport

Di Maria zgjedh Messi-n para Ronaldo-s në debatin për më të mirin e të gjitha kohrave


Angel Di Maria dhe Lionel Messi duke festuar golin

Angel Di Maria është një nga lojtarët e vetëm, që kishte nderin të ndante fushën e fubollit me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldo-n.

Si dhe të tjerët si Carlos Tevez dhe Paulo Dybala, Di Maria ka luajtur së bashku me Messin në Argjentinë dhe me Ronaldon gjatë ditëve të tij në Real Madrid.

Si pasojë, Di Maria ka një nga mendimet më intriguese kur bëhet fjalë për zgjidhjen e më të madhit të gjitha kohrave në sportin e futbollit.

Di Maria tha se ai ka luajtur me shumë futbollist të mëdhenjë, por Messi është më i miri.

“Ishte një ëndërr të kisha mundësinë të luaj me Wayne Rooney, Zlatan Ibrahimovic, Cristiano Ronaldo e Leo Messi-n, ata ishin lojtarë që unë i përdorja në PlayStation dhe nuk do ta kisha imagjinuar kurrë se do të luaja me ta”.

“I kam shikuar dhe më pas kam pasur mundësi të luaj me ta, ishte vërtet bukur”.

“Leo është më i miri nga të katër, Cristiano është një përbindësh dhe Neymar-in është kënaqsi ta shohësh duke luajtur futboll”.

“Në fushë, Ibrahimovic, mund të duket si një djalë i keq, por ai është i mrekullueshëm, një djalë me të vërtetë i mirë”.

“Rooney është një djalë i qetë. Unë kurrë nuk kam menduar se ai do të jetë aq i fortë sa është. Me të gjithë lojtarët e shkëlqyeshëm me të cilët kam luajtur, është e vështirë të zgjedhësh. Por nëse do të duhej të zgjidhja një, do të ishte Leo”, përfundoi Di Maria.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore