Sport

Di Maria: Thashethemet se do largohem nga Juventus-i janë të pavërteta


Angel Di Maria ka mohuar me forcë zërat se do të largohet nga Juventus-i në afatin kalimtar të dimrit.

Reprezentuesi argjentinas iu bashkua Juventus-it si agjent i lirë në verë pasi kontrata e tij me Paris Saint-Germain skadoi.

Di Maria, 34 vjeç, nënshkroi një kontratë njëvjeçare me Juventus-in dhe ai është i vendosur ta respektojë atë pavarësisht zërave që pretendojnë se ai do të kthehet të luajë në Argjentinë në janar.

Ish-ylli i Real Madrid shkroi në Instagram: “Zakonisht nuk jap shpjegime kur i lexoj këto gënjeshtra, por është koha për ta bërë këtë.

“Nuk e di kush e ka shpikur që po largohem në janar, deklaratat e mia që keni parë ku them se do të pensionohem në “Rosario Central” janë të fundit. Deklaratat që kam bërë që nga dita kur erdha për herë të parë për të luajtur këtu në Evropë në 2007. Kjo nuk do të thotë se dua të iki SOT, as nuk do të iki në janar, ju lutem mos shpikni”.

“Jam shumë i lumtur në këtë klub të madh, shumë i lumtur në qytet dhe kur të jem sërish i aftë fizikisht, do t’i jap skuadrës më të mirën time, siç kam bërë gjithmonë kur kam luajtur, këtu dhe në të gjitha ekipet ku kam luajtur”.

“Më pëlqen të luaj futboll, nuk më pëlqen t’i shikoj ndeshjet në shtëpi, më pëlqen t’i luaj ato, kështu që ju lutem mos besoni gjithçka që lexoni sepse kjo nuk më ndihmon, vetëm më njollos emrin dhe klubin”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore