Sport

Di Maria mohon zërat për largimin nga Juventus-i


Ishte përfolur në kohët e fundit se Angel Di Maria do të largohet nga skuadra e Juventus-it.

Megjithatë, ka qenë vetë argjentinasi që i ka mohuar këto zëra. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Di Maria ka thënë se nuk e ka ndërmend të largohet në janar nga “zonja e vjetër”.

“Nuk jam mësuar të jap shpjegime kur lexoj këto gënjeshtra, por ka ardhur koha të përgjigjem”, ka shkruar fillimisht Di Maria në Instagram.

“Nuk e di kush i shpiku thashethemet se do dal ne janar. Deklaratat që keni lexuar ku them se do të dal në pension në Rosario Central janë të fundit, por janë deklarata që i kam bërë që nga dita e parë që kam ardhur në Evropë në 2007”, shtoi ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ángel Di María (@angeldimariajm)

“Kjo nuk do të thotë se kam ndërmend të largohem SOT, ose në janar, ju lutem t’i ndaloni këto lajme. Jam shumë i lumtur në këtë klub të madh dhe kur të rikthehem në formë, do t’i jap skuadrës time siç kam bërë gjithmonë kur kam luajtur këtu dhe në të gjitha ekipet e tjera ku kam qenë, theksoi mes tjerash argjentinasi.

Kujtojmë që Di Maria iu bashkua Juventus-it në verën e fundit si transferim i lirë nga Paris Saint Germain.

Deri më tani, 34-vjeçari ka pasur disa lëndime dhe nuk ka mundur ta japë kontributin e tij në shumë ndeshje.

Gjatë këtij sezoni, Di Maria ka luajtur në shtatë ndeshje me fanellën bardhezi, prej të cilave ka shënuar një gol dhe ka dhuruar katër asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore