Boterori 2022

Di Maria e dinte para ndeshjes: E dashur do bëhemi kampionë bote, unë do shënoj gol – është e shkruar


Argjentina u shpall kampion i botës, duke e mposhtur Francën në finalen dramatike.

Këtë gjë duket se e kishte parashikuar ylli argjentinas, Angel Di Maria.

Futbollisti i Juventus-it i kishte thënë gruas së tij, Jorgelina Cardoso, se do ta fitonin finalen.

Është publikuar biseda e Di Maria-s me Cardoso-n, të cilës i kishte thënë se Argjentina do të shpallej kampion dhe ai do të shënonte gol.

“Do të bëhem kampion bote, dashuri. Është e shkruar. Madje edhe do të shënoj gol. Është e shkruar siç ndodhi në ‘Maracana’ dhe ‘Ëembley’. Shijoje ditën e nesërme, pasi do të bëhemi kampionë bote”, i kishte shkruar Di Maria gruas së tij.

“E meritojnë 26 lojtarët dhe familjet e tyre që janë këtu”, ishte mesazhi i argjentinasit drejtuar gruas së tij para finales.

Dhe, ashtu ndodhi. Di Maria ishte ylli i mbrëmjes duke shënuar një gol dhe duke e fituar një penallti, të cilën e shndërroi në gol Lionel Messi.

Duhet thënë se trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, mori një guxim duke e futur Di Maria-n në lojë, edhe pse gjendja fizike e tij nuk ishte 100%.

Ai më pas u zëvendësua në minutën e 64-të dhe pas këtij momenti loja e Argjentinës ra disi, ku Franca më pas e barazoi rezultatin pas minutës së 80-të me anë të Kylian Mbappe-s, i cili i shënoi dy gola brenda 97 sekondave.

Di Maria e festoi mes lotësh Botërorin e parë në karrierë, i cili dukej tejet i emocionuar në bankën rezervë.

Kujtojmë që Argjentina e rrëmbeu trofeun e artë në ekzekutimin e penalltive, pasi që koha e rregullt kishte përfunduar në barazim 2:2, derisa në kohën shtesë të dyja kombëtaret kishin shënuar nga një herë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore