Sport

Dhunë në futbollin argjentinas, një tifoz i Boca Juniors humb jetën (VIDEO)


Dhuna në futbollin argjentinas vazhdon të mbetet. Ndeshja çerekfinale e Kupës së Argjentinës mes Boca Juniors dhe Quilmes u ndërpre për 15 minuta për shkak të përleshjes së tifozëve.

Në stadiumin neutral “Estadio Malvinas Argentinas”, tifozët e Quilmes filluan të gjuanin me gurë kundërshtarët dhe më pas filloi kaosi.

Tifozët Ultras të Quilmes nuk u ndalën dhe goditën me gur në kokë edhe një pjesëtar të klubit të tyre.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 70-të dhe u desh të përdorej ujë nga policia për ta shpërndarë turmën.

Dhuna mes tyre nisi para fillimit të ndeshjes, teksa një autobus me mbëeshtetës të Boca-s u përmbys rrugës për në Mendoza – vendi ku u zhvillua ndeshja.

Shumë tifozë kanë marrë lëndime të rënda, derisa mediat argjentinase raportojnë për një të vdekur.

Videon me më shumë pamje mund ta gjeni më poshtë:

LINKU

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore