Sport

Dhjetë ndeshje dënim për Kudela-n


Mbrojtësi i Slavia Pragës, Ondrej Kudel është dënuar me dhjetë ndeshje për shkak të racizmit.

Mesfushori i Rangers, Glen Kamara, tha që Kudela e kishte abuzuar në mënyrë raciste gjatë takimit në Europa League.

“Ai mu drejtua me termin “majmun i ndyrë”, u ndjeva jashtëzakonisht keq”, u shpreh Kamara.

UEFA fillimisht e kishte dënuar Kudela-n me vetëm një ndeshje.

Por, pasi u shqyrtua rasti, UEFA ka vendosur që dënimi për të jetë dhjetë ndeshje.

Çeku ka marrë shumë komente negative pasi ka kthyer përsëri këtë fenomen të tmerrshëm në fushat e futbollit.

Kohëve të fundit, ka pasur shumë raste ku futbollistët kanë ushtruar racizëm në fushë.

I tillë ishte edhe rasti i Juan Cala-s së Cadiz-it përballë Diakhaby-t të Valencia-s.

UEFA vazhdon të “protestoj” fortë me sloganin “thuaj jo racizmit”, por te disa futbollistë kjo nuk po ka aspak rëndësi.

Rasti i Kudela-s nuk do të ndalet me kaq, pasi klubi skocez e ka dërguar çekun në gjyaktën e arbitrazhit sportiv (CAS).

CAS do të marrë një vendim muajin e ardhshëm pasi të hetohet kompletisht ngjarja.

Në anën tjetër, Glen Kamara është dënuar me tre ndeshje për shkak se ka sulmuar fizikisht Kudela-n pas ndeshjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore