Lajme

Dështon vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës


Kuvendi i Kosovës.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës ka bërë të ditur se nuk është i mundshëm vazhdimi i seancës, pasi janë prezent vetëm 53 deputetë

“Kemi prit mjaftueshëm janë 25 minuta prej kohës kur kemi thënë se vazhdon seanca. Vetëm 53 deputetë po marrin pjesë në seancë nuk është i mundshëm vazhdimi i kësaj seance. Këtë seancë do ta thërrasim për një vazhdim për javën tjetër”, deklaroi Konjufca.

Kuvendi i Kosovës, i kishte përfunduar vetëm pikat e para të rendit të ditës deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare, ndërsa, në mungesë të kuorumit nuk kanë arritur t’i votojnë dy pika të rendit të ditës.

Glauk Konjufca.

Ato janë shqyrtimi i dytë i projektligjit për provimin e jurisprudencës dhe shqyrtimi i dytë i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.

Ndër të tjera, në rend dite kanë qenë edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Pijet e Forta Alkoolike, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Krijimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Hapësinor në Republikën e Kosovës.

Si dhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve, zgjedhja e pesë zëvendësve të Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore