Gjykata Speciale

Dëshmitari i pestë: Në shtator të 98-ës s’ka pasur dëmtime shumë të mëdhaja


Dëshmitari i pestë me kodin ‘3165’

Dëshmitari i pestë me kodin ‘3165’ është duke vazhduar dëshminë e tij në seancën e së hënës në rastin e ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Dëshmitari është duke u marr në pyetje nga mbrojtja e Selimit, avokatit Geoffrey Roberts.

Ai tha se dëmtime të mëdha në periudhën e verës 1998 në fshatrat përreth nuk ka pasur po këto dëmtime janë bërë pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.

Avokati Geoffrey ka insistuar të marrë përgjigje nëse ka pasur pasoja në rast se je shkëputur për një periudhë kohore nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, mirëpo nga ana e dëshmitarit është refuzuar të jepet përgjigje në këtë pyetje duke thënë se “nuk ka informacion lidhur me ketë pjesë”.

Në disa pyetje të avokatit seanca në përgjigjen e dëshmitarit është duke kaluar në të mbyllur.

Pyetjet e avokatit Geoffrey Roberts dhe përgjigjet e dëshmitarit të pestë

Avokati: A e mbani mend të keni dhënë shpjegime të kësaj natyre?

Dëshmitari: Ndoshta i kam dhënë, por këto dëmtime janë bërë pas bombardimeve të NATO-së, në vitin 1999.

Avokati: Pra, po flasim për fshatrat rreth e qark fshatit tënd, po flasim për fshatrat të cilat pësuan shumë dëmtime, djegie dhe vrasje. Bëhet fjalë për ofensivën e verës të shtatorit 1998, kështu?

Dëshmitari: Në shtator të vitit 1998 nuk ka pasur dëmtime aq të mëdhaja, ka pasur aty këtu pak, por nuk ka pasur dëmtime të mëdha në territor.

Avokati: Pavarësisht, raporteve ushtarake që i treguat javën që shkoi ti vazhdon që të thuash që ka pasur pak dëmtim apo pak shkatërrim në këto fshatra apo fshatrat rreth qark fshatit tuaj në gusht dhe në shtator të vitit 1998, kështu për të qenë të qartë dhe a ke udhëtuar për rreth këtyre fshatrave për të parë situatën dhe kur?

Avokati Geoffrey Roberts.

Pas pyetjes së avokatit në përgjigjen e dëshmitarit seanca kalon në private.

Seanca rikthehet sërish në publike me një pyetje tjetër të avokatit.

Avokati: Na the edhe javën e kaluar që ka pasur vrasje dhe djegie a të kujtohet kjo? Prokurorja e kundërshtoi

Prokurorja në Speaciale ndërhyn duke thënë se, “kam përshtypjen që atij iu lexuan raporte rreth zonave për rreth, por nuk është se tha dëshmitari në mënyrë të shprehur që ka parë gjëra të tilla në zonën për rreth”.

Avokati: Ju lutem të sqaroheni, zotëri dëshmitar si mësove ti që ka pasur djegie dhe vrasje në zonën për rreth?

Edhe pas kësaj pyetje të avokatit seanca sërish kalon e mbyllur, duke mos e bërë publike përgjigjen e dëshmitarit.

Avokati: Nuk ishe më pjesëtarë i UÇK-së, kështu?

Dëshmitari: Pasi më ka ndodhur rasti është dashur të rri në shtëpi për ngushëllimet që kanë ardhur njerëzit dhe zakoni tek ne është që të vinë njerëzit në kohë të gjatë për ngushëllime, pothuajse një muaj kam qëndruar për ngushëllime?

Avokati: Pastaj, kur u rikyçe, ishte më e përshtatshme sipas mendimit tuaj kështu?

Dëshmitari: Kur është mbyllur e pamja, më thanë se sërish je i lirë nëse dëshiron të kyçesh për mbrojtje të fshatit.

Avokati: Kjo ka qenë në nëntor? Pasi nuk ishe më ushtar i UÇK-së kështu? Po njerëz të tjerë nga fshati juaj a u kyçen nga U CKA  dhe pastaj u bashkuan me UCK-në sërish më vonë?

Dëshmitari: Pas ofensivës kanë shkuar në shtëpia, mirëpo nuk e di më datë.

Avokati: Ka pasur ndonjë person nga jashtë fshatit tuaj që ka ardhur në fillim të marsit 1998 që erdhi për t’u mbrojtur në fshatin e juaj në mars apo në prill në 98?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet, nuk e di,

Avokati: Në dijeni të ndonjë personi që u çkyç nga UCK-ja gjatë asaj periudhe që u çkyçet edhe ju, megjithëse ju u larguat për një muaj. A ka pasur persona që kanë qëndruar jashtë UCK-së dhe janë shkyçur nga UCK-ja për periudha më të gjatë sesa një muaj? A kishte pasoja nëqofse një pjesëtar i UCK-së largohej ose dëshironte të largohej dhe thjeshtë dorëzonte armën dhe nuk luftonte më?

Dëshmitari: Nuk e di.

Avokati: Ju keni dhënë dëshminë që personi nga i cili kishit marrë armën ishte shume i lodhur për të vazhduar për të luftuar dhe nuk është  se kishte ndonjë pasojë për këtë pasojë për faktin që ishte shkëputur nga UCK-ja?

Dëshmitari: Nuk e di.

Avokati: A u rikyçen sërish në UÇK përsëri këta persona pasi iu dhanë armën?

Dëshmitari: Nuk jam i sigurt kurrë.

Avokati: Lidhur me marrëdhënien tuaj me komandantin e UÇK-së në fshatin tuaj ose udhëheqjen e UÇK-së në fshatin tuaj, a ju kujtohet të keni folur lidhur me marrëveshjen që e përmendet pak më parë?

Dëshmitari: Nuk më kujtohet që kam qenë aty.

Avokati: Por, ti na the në dëshminë javën që shkoi se komandanti lokal i UÇK-së kishte organizuar takimin që dërgoi në marrëveshje kështu? Dhe kjo leje apo ky miratim ishte shumë i rëndësishëm për ju ose për fshatarët që morën pjesë?

Dëshmitari: Unë nuk kam çka diskutoj këtë nuk mund ta anuloj as nuk mund ta propozoj do të thotë ajo ka ndodhur, janë mbledhur fshatarët, janë mbledhur ushtria dhe kaq.

Avokati: Por, mesa di ti komandanti në fshat s’kishte nevojë për miratimin e ndonjë kujt tjetër në mënyrë që të jepte leje për këto marrëveshje kështu?

Dëshmitari: A i ka bërë pyetje ndokujt, unë nuk e di.

Avokati: Ju nuk e dinit nëse ai do të duhej të raportonte tek dikush tjetër apo nëqofse duhej të kërkonte një autorizim lidhur me një marrëveshje që në fakt ishte shumë e rëndësishme?

Dëshmitari: Nuk e di këtë punë.

Avokati: Duke marrë parasysh dëmet, shkatërrimet, vrasjet që u përmenden lidhur me pozicionin ‘D’ edhe pse sipas dëshmisë suaj nuk është që ishin shumë të pranishëm në fshatrat lokalë, a është e pranueshme të thuhej që kishte një inat potencial ndërmjet fshatrave lidhur me këtë marrëveshje? Ose nëqofse nuk kishte ndonjë inat apo ndonjë xhelozie për shkak të faktit që marrëveshja donte të thoshte që fshati juaj nuk do të kishte të njëjtin fat sikurse fshatrat e tjerë?

Dëshmitari: Nuk e di.

Avokati: Në vizitat që keni bërë në fshatrat, a biseduar ndonjëherë, a doli ndonjëherë kjo si temë? Vetë marrëveshja nuk ishte sekret besoj që na the se delegacioni të merrte pjesë në këto bisedime që rezultuan në këtë marrëveshje? A ka mundësi që fshatrat rreth e rrotull të kenë ditur se ekziston kjo marrëveshje?

Më konkretisht, dëshmove për reagimin e personit numër ‘4’, por nuk e di nëse ishte në favor apo kundër marrëveshje, mban mend që fole për këtë javën e kaluar?

Dëshmitari: Këtë nuk e kam dëgjuar por e ka cekur numri ‘4’ që do të ja bëjë një të keqe këtij fshati.

Çështja kalon tek personi i kidnapuar i emëruar si numri “1”.

Avokati: Ne nuk po e vëmë në dyshim që kanë ardhur burra të maskuar kanë hyrë në fshat dhe e kanë kidnapuar numrin “1”, ne vetëm dëshirojmë që të sqarojmë se çfarë dëshmie keni dhënë ju lidhur me këtë ngjarje?

Fillimisht, keni thënë që të gjithë burrat ishin me maska, kishin maska të plota që e mbulonin të gjithë fytyrën vetëm sytë, pra kishin marrë masa ekstreme që të mos njiheni nga askush?

Dëshmitari: Sigurisht.

Avokati: Ti s’mund ta identifikoje që maskat ishin kaq të plota saç nuk mund të dalloheshin tiparet dhe the se kishin uniforma të zeza dua të jem i qartë nëse e kam kuptuar siç duhur, ato ishin vetëm rroba të zeza këto doje ta thoje?

Dëshmitari: Aq sa kam parë unë uniformat kanë qenë identike.

Avokati: Dhe këto uniforma identike mund të bliheshin thjesht ose mund të qepeshin thjesht, sepse thjesht rroba të zeza ishin?

Dëshmitari: Po, me aq sa di.

Avokati: Nuk e di nëqofse ata ishin thjesht ish-anëtarë të policisë ushtarake thjesht sepse kishin veshur këto uniforma?

Dëshmitari: Policia ushtarake vazhdimisht ka pasur uniforma të zeza të njëjta pothuajse identike kanë qenë vetëm që këto kanë qenë edhe me emblemë të UÇK-së atë ditë.

Avokati: Ti e di që burrat e maskuar që morën numrin ‘1’ e morën nga fshati por nuk e di me siguri nëse janë të njëjtët persona përgjegjës për vrasjen e personit sepse nuk ke qenë i pranishëm kur ka ndodhur kështu?

Dëshmitari: Numrin ‘2’ dhe ‘3’ i kanë zbritur dhe kanë vazhduar rrugën.

Avokati: Ti nuk je i sigurt 100 për qind se personat që e kanë marrë numrin ‘1’ janë të njëjtit që e kanë vrarë sepse ti nuk ke qenë aty?

Dëshmitari: Jo nuk kam qenë aty.

Për pyetjet e radhës seanca ka kaluar në seancë private.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore