Gjykata Speciale

Dëshmitari i pestë në Hagë: Uniformën e UÇK-së e kam qepur vetë, armën e kam siguruar nga një bashkëfshatar


Avokati Mbrojtës i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaci, Albert Moskowitz

Avokati Mbrojtës i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Albert Moskowitz, në seancën në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka pyetur dëshmitarin e pestë se kur është bërë pjesë e UÇK-së dhe se a ka ndonjë mjet identifikimi për këtë siç e quajti ai “anëtarësim”.

Moskowitz, kërkoi përgjigje nga dëshmitari edhe në pyetjen se si e kishte siguruar uniformën dhe armën.

Nga dëshmitari u tha se uniformën e kishte qepur vetë teksa nuk kishin marrë asnjë mjet identifikimi se janë pjesë e UÇK-së.

Ndërsa, sa i përket armës ai ka pohuar se e kishte siguruar nga një bashkëfshatarë, i cili siç ka thënë ishte lodhur në atë kohë, mirëpo kishte raste kur sërish kthehej për t’u bashkangjitur në UÇK.

Pyetjet e avokatit Albert Moskowitz dhe përgjigjet e dëshmitarit të pestë

Avokati: Nëse kam kuptuar saktë ju thatë se u bashkëngjitet më 24 korrik 1998 në UÇK?

Dëshmitari: Po

Avokati: Më duket se ju përshkruat procesin se si ju bashkëngjitet që në thelb siç e kuptova unë ishte kështu “erdhi dikush tek ju dhe të tha na duhen përforcime në një fshat tjetër dhe ti shkove për të marrë pjesë në mbrojtjen e këtij fshati kundër forcave serbe, e kam kuptuar saktë”?

Dëshmitari: Edhe është ardhur me emër, jo një person, por ka emër personi.

Avokati: Mund ta diskutojmë emrin më vonë, por nuk është nevoja që emrin ta themi tani, kur u bashkëngjitet në UÇK atë datë, atë mbrëmje nënshkruat ndonjë gjë që të vërtetohet dikund se jeni ish-anëtar i UÇK-së? Ndonjë letërnjoftim, ndonjë copë letre ku do të thuhej se t’i tani ishte anëtar i UÇK-së?

Dëshmitari: Unë jam dalur në ora 02:00 atë natë, kurse shënimet i ka marrë komandanti kush ishte aty.

Avokati: Po nuk të dha ndonjë kartele apo ndonjë letërnjoftim apo ndonjë copë letre ku thuhej vërtetohej se në të vërtetë ishit anëtar i UÇK-së. Mos më keqkuptoni, s’kam dyshim që keni qenë anëtar i UÇK-së thjesht po përpiqem të kuptoj se a ka pasur ndonjë gjë që e vërtetonte dhe t’i mund t’u tregoj personave që jeni tani anëtar i UÇK-së?

Avokati Mbrojtës i ish presidentit të Kosovës Hashim Thaci, Albert Moskowitz

Dëshmitari: Nuk më kanë dhënë.

Avokati: Po uniform të dhanë në atë kohë?

Dëshmitari: I kemi blerë vetë, s’ka pasur në atë kohë është dashur të blihen vetë.

Avokati: Do të thotë nuk të kanë dhënë para për të blerë uniformën, e ke blerë vetë kështu? Uniforma ishte e gatshme kur e bleve apo bleve copën dhe e qepe?

Dëshmitari: Në atë kohë kemi blerë copën dhe kemi qepur.

Avokati: Nga e dije se çfarë cope do të duhej të blihej? Kishte ndonjë rregullore që të tregonte se çfarë cope duhej të blihej në verën e 1998?

Dëshmitari: I kemi blerë si cerada, ato i kishim blerë dhe ato i kishim qepur.

Avokati: Si ndodhi që ky bashkëfshatari të dha armën e tij, po ai vetë nuk ishte në ushtri në atë kohë?

Dëshmitari: Po ishte lodhur, ishte mërzitur ku ta di unë dhe më tha se kush dëshiron të dalë mund të ia huazoj armën dhe e mora.

Avokati: Ju thatë që ai ishte lodhur, do të thotë që nuk do të vazhdonte më ishte lodhur me ushtrinë. Këtë dëshironi të thoni?

Dëshmitari: Meqenëse sërish është kyçur më vonë, nuk mund të them asgjë.

Avokati: Pra, ky person herë është kyçur, ndonjëherë nuk është kyçur. Varej nga dëshira e tij apo jo?

Dëshmitari nuk përgjigjet

Avokati: Meqë ra fjala, ju na thatë se e keni blerë copën dhe e qepët. Këtë gjë mund ta bënte kushdo edhe një person që nuk ishte në UÇK, çdo njëri mund të blinte copën dhe mund të bënte një uniform dhe të jetë UÇK. Ishte e mundur një gjë e tillë?

Dëshmitari: Në rast nuk ke pasur para edhe me dashur t’u bashkohesh ushtrisë s’ke pasur nevojë as ta blesh e as të dalësh. Nuk mund të them asgjë për askënd, po flas personalisht për vetën se si ka ndodhur.

Avokati: Mendoj se kur keni dhënë dëshminë sot paradite, the se kur pe për herë të parë rrëmbyesit mbase ishe 150-200 metra larg kështu? Dhe në atë moment ku ishte ti, ishe afër shtëpisë apo ishte diku tjetër?

Dëshmitari: Unë isha duke shkuar në drejtim të tyre, i kam dëgjuar vetëm të krisurat dhe jam nisur për të dalur.

Avokati: Pra dhe në atë pikë ata ishin 150 metra apo 200 metra larg. Besoj që pas kësaj deklarove se i keni rënë shkurt? Sa zgjati kjo rruga e shkurt?

Dëshmitari: Ka zgjatur 2 minuta ose 3 nuk e kam shikuar orën.

Avokati: Pra, del nga shtëpia dëgjon krisma, situata kaotike e paqartë dhe i bie shkurt dhe kjo rrugë e shkurt zgjatë 2-3 minuta. A është e drejtë të themi kështu? Gjatë kësaj kohe kur ishit në rrugë patët mundësinë t’i shihni kidnapuesit? A mund të na përshkruani pak se çka ishte kjo rruga e shkurt?

Dëshmitari: Kjo rruga e shkurt ishte shumë më afër sesa nga xhamia 250 metra.

Avokati: Keni parë një, dy apo tre në kerrë. A keni parë vetëm njëshin dhe dyshin apo njëshin dhe treshin?

Dëshmitari: Njëshin dhe dyshin, treshin nuk e kam parë edhe ai ishte brenda por nuk e kam parë sepse vetura në lëvizje.

Avokati: Dje the se dëgjove një zhurmë në një tubim dhe të thanë që të afërmit ishin në një veturë me kidnapues, me njerëz me maska dhe për shkak të kësaj t’i the, “se unë kuptova që të afërmit në një veturë, persona me maska”. Pyetja ime ishte kjo t’i ketë e kuptove se e dëgjova nga personat që ishin aty të mbledhur, jo përse ti i ke parë me sytë e tu. Është e drejtë të themi kështu?

Dëshmitari: Me sytë e mi i kam parë njëshin dhe dyshin, veturën ka ka shkuar në teposhtëze këta të dy i kam parë në veturë.

Avokati: Në atë moment vetura po shkonte në drejtim të pozicionit B? Është e saktë të themi kështu dhe në atë moment iu afrove veturës kështu the dje nëse e kujton?

Dëshmitari: Pak më afër veturës, por nuk me lejuan ata me maska që t’i afrohem veturës, vetura ishte në lëvizje ata qëndronin prapa veturës dhe thoshin se nuk keni nevojë t’u afroheni më shumë veturës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore