Sport

Derbi Francës përfundon pa gola


Marseille – PSG premtoi shumë, por dhuroi pak.

Derbi i Francës i zhvilluar në “Velodrome” përfundoi pa gola, por edhe pa raste.

Messi, Neymar, Mbappe në një anë, Payet dhe Milik në anën tjetër.

Në këtë derbi, shoë-i erdhi më shumë nga publiku, se sa në fushë.

Messi kishte një mundësi të mirë në pjesën e parë, por vetëm aq.

Ndeshja ishte më shumë e mbushur me ndërhyrje të palejuara nga futbollistët e të dyja skuadrave, se raste të rrezikshme.

Madje, pak para se të mbyllej një orë lojë, Achraf Hakimi u ndëshkua me karton të kuq për të lënë Paris-in me dhjetë futbollistë në fushë.

Përkundër kësaj, Marseille nuk arriti ta shfrytëzojë avantazhin numerik, duke e mbyllur ndeshjen në barazim.

Paris-i mbetet sigurt në vendin e parë me 28 pikë, derisa Marseille është në të katërtin me dhjetë më pak.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore