Lajme

Deputetja e VV-së: Mërgim Lushtaku më shau nënën


Tinka Kurti.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka bërë të ditur se gjatë përleshjes në Kuvendin e Kosovës, Mërgim Lushtaku ia ka “sharë nënën”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ajo ka theksuar se nga ky deputet Kosova është dorëzuar “moti”.

“Mërgimi që e shau nënën time sot, i dhimben veç pronat e babës. Kosovën e ka dorëzu moti”, ka shkruar ajo.

Edhe seanca e dytë e rinisur në Kuvendin e Kosovës ka nisur me përleshje mes deputetëve.

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës po përpiqen që të bllokojnë punën e Kuvendit si shenjë revolte ndaj mazhorancës.

Madje, ata po mbajnë dy pankarta të mëdha ku shihet fotografia e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, me hunda të zgjatur që personifikon personazhin e “pinokut”, që simbolizon gënjeshtarin.

Ka pasur edhe fërkime dhe shtyrje në mes të deputetëve të Partisë Demokratike dhe të atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Përsëri kacafytje në Kuvend

Si filloi përplasja në kuvend?

Pasi deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, vendosi një letër ku Albin Kurti dukej me hunda të zgjatur si simbolikë e gënjeshtarit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, nga vendi i tij shkoi hoqi letrën dhe e grisi.

Më pas deputeti Mërgim Lushtaku hodhi ujë në drejtim të kryeministrit Kurti, derisa prapë Besnik Bislimi e goditi me shishe Lushtakun.

Ky ishte edhe fillimi i përplasjes në mes të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Krejt kjo ndodhi derisa Kurti po mbante fjalimin e tij duke treguar se qeveria ka pasur suksese në Veri.

“I kemi fituar zgjedhjet me 438 mijë vota me datën 14 shkurt 2021. Pesë ditë ish-Qeveria para se të bëhemi ne Qeveri është hekur fletëarresti ndaj këtij kriminelit Radojiçiç. Në Qeveritë e mëhershme ky kriminel ka qenë në Mitrovicë dhe në Prishtinë tash kontributi ynë është që është në hotelin Kopaunik në anën tjetër të kufirit, në anën e Serbisë”.

“Tempulli i demokracisë në sallë përleshjesh” – krejt çfarë ndodhi në Kuvend dhe më pas

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore