Sport

Depay do të transferohet te gjiganti italian


Memphis Depay pritet që të transferohet tek Inter-i në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton gazetari i Barcelonës, Gerard Romero, kjo lëvizje do të bëhet shumë shpejt.

Gazetari i lartcekur shkruan se në këmbim te Depay-t, te katalanasit do të transferohet sulmuesi argjentinas, Joaquin Correa.

Raportohet se Correa dhe dy klubet tashmë kanë rënë dakord për kushtet dhe gjithçka varet tani nëse holandezi e pranon lëvizjen.

28-vjeçari iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë nga Lyon në verën e vitit 2021, por kontrata e tij zgjat vetëm deri më 30 qershor dhe paga e tij konsiderohet si problem për financat e klubit.

Ai ka kontribuar me katër gola dhe një asistim në vetëm tetë paraqitje konkurruese këtë sezon, dhe gjithashtu u lidh me një lëvizje në Atletico Madrid si një zëvendësues i Joao Felix.

Sa i përket Correa-s, kjo me sa duket do të ishte një hua me opsion blerjeje dhe jo një shkëmbim direkt, duke pasur parasysh se kontrata e tij zgjat deri në qershor 2025 dhe ai u ble nga Lazio për një total prej 29.6 milionë euro në verën e vitit të kaluar.

Tashmë kishte sugjerime se dy klubet po bisedonin për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi mes tyre mes Marcelo Brozovic dhe ish-mesfushori i Milani-t, Franck Kessie.

Megjithatë, ky është një shkëmbim krejtësisht i ndryshëm që nuk lidhet me atë ide.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore