Zgjedhjet në Shqipëri

Demokratët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD-së


Të mërkurën e 28 prillit, një grup i anëtarëve të Partisë Demokratike (PD) kanë fajësuar kryetarin Lulzim Basha për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Humbja e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 nga Partia Demokratike ka përgjegjësit e saj e, në radhë të parë, kryetarin Lulzim Basha”.

Në thirrjen drejtuar Bashkës për dorëheqjen janë emra të njohur të grupit të demokratëve, si Arben Ristani, Arben Imami, Edith Harxhi etj. Ata u shprehën të tronditur nga humbja e thellë e PD-së.

“Ne kërkojmë dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, të Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së dhe të nën-kryetarëve”.

Për më tepër, në deklaratë shkruhej se që, prej vitit 2013, kur Basha mori kryesinë, “e ka drejtuar PD-në pa profesionalizëm dhe pa dinjitetin e nevojshëm institucional”.

Gjithashtu ata i kanë bërë thirrje gjithë anëtarësisë së PD-së që t’i bashkohen thirrjes për dorëheqjen e Bashës.

I pari që kërkoi dorëheqjen e tij ishte anëtari i Kryesisë së PD–së, Fatbardh Kadilli.

Pas tij, i njëjti reagim ka ardhur dhe nga ish-presidenti i Shqipërisë, njëkohësisht dhe anëtar i kryesisë së PD-së, Bujar Nishani.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore