Shqipëria

Del përsëri para gjyqit i akuzuari për vrasjen e Shkelzen Kastratit.


Autori i vrasjes së Shkelzen Kastratit, Alber Zaja, është shoqëruar ditën e mërkurë në Gjykatën e Fierit. Ai ka qenë i shoqëruar nga një numër i madh i forcave policore.

Gjykata është e rrethuar nga forca të shumta policore, të cilët kanë shoqëruar edhe autorin të dalë para trupës gjykuese.

Ndërkohë, gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për armëmbajtje pa leje, për të dyshuarin Alber Zaja.

Bëhet me dije se është e dyta herë që Alber Zaja paraqitet pranë Gjykatës së Fierit për vrasjen e Shkëlzen Kastratit. Më parë, Zaja u njoh me masën e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim, e caktuar në mungesë nga Gjykata e Fierit.

Shkelzen Kastrati u vra më 1 shkurt, në Fier.

Në kërkim vijojnë të mbeten edhe tre persona të tjerë të dyshuar për ngjarjen, Elson Xhecuka, Roland Cara dhe Elmir Tufa.

Këto të fundit dyshohet të jenë larguar në disa vende të Bashkimit Evropian.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore