Gjykata Speciale

Dedaj pyetet për një dokument që ia dorëzoi UNMIK-ut: S’kam pasur besim në të, s’është kredibil


Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Në Gjykatën Speciale është duke vazhduar dëshminë ish ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, ai është pyetur për një dokument të cilin ia ka dhënë UNMIK-ut në vitin 2001, ku tregoheshin emrat të cilët janë ndaluar në Qirez.

Ish-ambasadori, gjatë gjithë kohës ia ka ndërprerë fjalën prokurores, duke thënë se “UNMIK-u s’ka qenë as kredibil e as institucion i besueshëm”.

Edhe pse dokumentin për atë që kishte ndodhur në Qirez, sipas trupit gjykues, ia kishte dorëzuar vetë Dedaj.

Pjesë nga intervistimi i Gjergj Dedaj:

Prokurorja: A ja keni dhënë ju ketë dokument UNMIK-ut, në shtator të 2001 kur erdhën të ju pyesin lidhur me ndalimin e delegacionit të juaj? Biseduam për pak me ju dje dhe ju e konfirmuar se ky ishte shkrimi juaj.

Dua të ju pyes në të majtë disa numra janë të rrethuar të paktën 13 nga emrat, ku është emri juaj, Veli Bytyqi, Agim Krasniqi, Simon Agustini, Kurtesh Dervaja, Milaim Kadriu, Sokol Blakaj, Musa Dinakaj, Hasim Dermaku, Halim Mujku, Qaush Bajrushi, Jusuf Telaku dhe Mehti Bardhaja. Këta emra janë të rrethuar, a i keni rrethuar ju?

Gjergj Dedaj: Këta janë emrat të cilët janë ndaluar që të bisedojnë, këta të parrethuarit janë kthyer për në Prishtinë.

Prokurorja: Në të djathtë, gjashtë nga këta emra janë me disa pluse, ju i keni vendosur?

Gjergj Dedaj: Kanë kaluar 25 vjet nuk mund ta di se a kam vendosur një plus apo s’kam vendosur një plus, a e kam bërë një pikë apo s’kam bërë një pikë.

Prokurorja: Ju vetë e keni bërë shkrimin me dorë dhe ja keni dhënë UNMIK-ut në 2001?

Gjergj Dedaj: Këtu çka është shkruar me shkrim të dorës është e imja dhe cfarë ka ndodhur në tekst nuk mund ta paragjykoj.

Unë s’kam pasur besim dhe as nuk kam sot në UNMIK-un, ka qenë shumë tendencioz dhe jo kredibil.

Prokurorja: A është një dokument që ju ja keni dhënë UNMIK-ut, a e shihni nënshkrimin e juaj?

Gjergj Dedaj: Për mendimin temë këto nuk kanë asnjë relevantë, këto kanë qenë një fletushka partiake që është botuar, ka pasur mundësi secili ta ketë në dorë. S’është asgjë sekret. Copat e gazetave s’kanë vlerë, janë copa të Ballkanit më.

Ky nuk është asnjëfarë dokumenti, copat e gazetave s’mund të jenë dokument ato shkruhen se si dojë vetë personat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore