Sport

De Ligt: Van Gaal më tha të shkoj në Bayern


Futbollisti holandez, Matthijs de Ligt, para pak ditësh kompletoi transferimin nga Juvnetus-i në Bayern Munich për shumën e 67 milionë eurove.

Mbrojtësi holandez zbuloi së fundmi personin i cili ia rekomandoi këtë transferim.

Duke folur për gazetën gjermane, “Bild”, 22-vjeçari tha se trajneri i tij te kombëtarja e Holandës, Louis van Gaal, e shtyu që të transferohej te skuadra bavareze.

“Në fillim të verës diskutova të ardhmen time me Van Gaal dhe ai nuk kishte asgjë tjetër veçse fjalë të mira për Bayern-in. Ai lavdëroi filozofinë e tyre dhe më tha se nëse shkoja atje, do të dashurohesha me ta”, theksoi De Ligt.

Kujtojmë që De Ligt iu bashkua Juventus-it në verën e vitit 2019 nga skuadra e Ajax-it për shumën e 85 milionë eurove.

Gjatë tre viteve të tij në Torino, De Ligt bëri 117 paraqitje në të gjitha garat me fanellën bardhezi, ku arriti të fitojë një titull kampion në Itali, një Kupë dhe një Superkupë të Italisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore