Përballje

De Jong e shpëton Barcelonën nga humbja në derbi


Ndeshja kryesore e javës së 24-të në elitën e futbollit spanjoll ishte ajo mes Espanyol-it dhe Barcelonës, derbi i zjarrtë i katalunisë.

Pas fitores së rivalëve, Real Sociedad dhe Real Betis, e Atletico Madrid një ditë më herët, Barcelona e kishte detyrim tre pikëshin që të mbetej mbi dy rivalët e fundit.

Ndeshja  nisi shumë mirë për katalunasit.

Vetëm pas dy minutash lojë, topin në rrjetë e dërgoi Pedri pas një asistimi nga Alba.

Pjese e parë shkoi shumë mirë për Barcelonën, deri në minutën e 40-të.

Sergi Darder, kapiteni i skuadrës së dytë më të madhe në kataluni, shfrytëzoi asistimin e Raul De Tomas, ish-lojtarit të Real Madrid, për të shënuar nga cepi i zonës një gol shumë të bukur për 1-1.

Në pjesën e dytë, u duk sikur dy skuadra të ndryshme u shfaqën në fushë.

Espanyol u mbyll mirë në mbrojtje, dhe arriti që me kundërsulm të shënoj për 2-1, me anë të Raul De Tomas.

De Tomas tani është golashënuesi i dytë më i mirë në La Liga, me 13 gola të shënuara.

Kur u duk se ndeshja do të përfundonte me fitoren e vendasve, De Jong kërceu më lartë se të gjithë për të barazuar për 2-2.

Me këtë barazim, Barcelona mbetet në vendin e katërt por tani me pikë të barabarta me Atletico, dhe vetëm një më shumë se Real Sociedad.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore