Libra

David Hume si historian


David Hume, filozof dhe historian

“Lavdia më e madhe e botës së letrave në këtë ishull, gjatë mbretërimit të James-it, ishte Francis Bacon. Shumica e performancave të tij u kompozuan në latinisht; edhe pse ai nuk e posedonte elegancën as të asaj gjuhe, e as të gjuhës amtare të tij.

Po të konsiderojmë shumësinë e talenteve të këtij njeriu; si folës publik, si njeri i biznesit, oborrtar, aftësitë mendore, shoqërueshmërinë e tij, si autor e si filozof, ai me të drejtë është njeri për t’u admiruar.

Nëse e konsiderojmë vetëm si autor dhe filozof, në dritën në të cilën e shohim atë në të tashmen, edhe pse i përafërt, nuk e arrin lartësinë e Galileo-t, e ndoshta as të Kepler-it.

Bacon nga distanca u tregoi të gjithëve rrugën e drejtë për në shkencë, Galielo gjithashtu u tregoi të tjerëve, por edhe vetiu bëri përparime në të. Anglezi ishte i padijshëm në gjeometri, florentinezi e ringjalli atë shkencë, shkëlqeu në të, dhe ishte i pari që e aplikoi, me eksperimente, në filozofi të natyrës.

I pari, me përbuzjen më të madhe, mohoi sistemin kopernikan: i dyti, e fortifikoi me dëshmi edhe më të reja, të derivuara edhe nga arsyeja edhe nga shqisat. Stili i Bacon-it është i ngjeshur dhe rigjid: shkathtësia mendore briliante, shpesh e panatyrshme dhe largpamëse, dhe duket se ai është autori analogjive të gjata, të cilat e dallojnë aq shumë autorin anglez. Galileo është i gjallë dhe i pajtueshëm, edhe pse si shkrimtar disi i stërgjatur.

Por, Italia duke mos qenë ndonjëherë nën një qeveri të bashkuar, dhe ndoshta e stërpikur me atë lavdinë letrare, të cilën e ka poseduar që nga antikiteti e deri në kohët moderne, ka nënvlerësuar gjatë dhe shumë këtë nam, namin e të lindurit një njeri kaq madhështor.

Ky shpirt kombëtar, që mbizotëron mes anglezëve, dhe që përbën lumturinë më të madhe të tyre, është edhe arsyeja pse ata ua mëveshin këtë lavdi dhe brohoritje shkrimtarëve eminentë si Bacon dhe të tjerëve. Ai vdiq në 1626, në moshën 66 vjeçare”.

Pjesë e kapitullit “Francis Bacon, Baroni Verulam dhe Vikonti Shën Albans (1561-1627)” nga vepra e David Hume ‘The History of England’ (1754-61), të cilën e shkroi gjatë kohës që punonte si bibliotekar në Bibliotekën e Fakultetit të Avokaturës në Edinburg.  Ky libër ishte një prej historigrafive të para dhe fillonte që prej pushtimeve të Jul Çezarit e deri në kohët moderne. Përkthyer nga Albanian Post.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore