Familja

Dashuria, vendim dhe jo vetëm ndjenjë


“Dashuria është një vendim, është një gjykim, është një premtim”. Por ku e shihni veten pas pesë vitesh? Kjo është një pyetje standarde e intervistës për punë, por është një pyetje edhe më e mirë në lidhje me marrëdhënien tuaj.

Ndaj personi që zgjidhni me të cilin te bisedoni, të takoheni, të fejoheni, të martoheni, apo divorcoheni varet nga ju. Ju jeni në vendin e shoferit në lidhje me trajektoren e marrëdhënies suaj.

Në një moment, shumica e njerëzve e gjejnë veten duke u përballur me vendimin e ndërlikuar nëse do të qëndrojnë me të, do të kalojnë në diçka më serioze ose nëse do t’i japin fund.

Hulumtimet e fundit në fushën e shkencës së marrëdhënieve, kanë zbuluar sesi njerëzit i bëjnë këto zgjedhje.

Cilat çështje kanë rëndësi për njerëzit?

Ndihet sikur mund të ketë miliona arsye që dikush do të vendosë të mbajë ose t’i japë fund një lidhjeje.

Për të mësuar më shumë rreth asaj që njerëzit konsiderojnë në të vërtetë, studiuesit e psikologjisë Samantha Joel, Geoff Macdonald dhe Elizabeth Page-Gould pyetën mbi 400 individë që po vinin në dyshim lidhjen e tyre: “Cilat janë disa arsye që dikush mund të vazhdojë të qëndroje në lidhje apo ta ndërpresë atë? ”

Pse të qëndroj?

Njerëzit dolën me 27 arsye t për të qëndruar. Këto u përqëndruan në përbërësit kryesorë të marrëdhënieve si tërheqja, intimiteti fizik dhe emocional dhe mbështetja. Njerëzit ngurronin të humbnin kohën dhe mundin që kishin investuar tashmë dhe kishin frikë të qëndronin vetëm.

Pse të largohem?

Pjesëmarrësit sugjeruan 23 arsye të përgjithshme për t’u larguar. Këto përfshinin shumë nga temat por u përqendruan në anën negative. Gjëra të tilla si personaliteti problematik i një partneri, veprimet e mashtrimit, distanca emocionale, mungesa e mbështetjes dhe intimiteti i pamjaftueshëm emocional ose fizik.

Vendimet për marrëdhëniet rrallëherë janë aq të qarta sa “duhet të qëndroj apo duhet të shkoj?” Në vend të kësaj, njerëzit përjetojnë ndryshime delikate në angazhimin e tyre që ndërtohen me kalimin e kohës.

Kryesisht ngjarje të paparashikuara ose përvoja të tilla si humbje pune ose një partner i sëmurë mund të ndryshojë rrjedhën e gjërave. Ky lloj ndryshimi i jetës mund të rrisë ose ulë angazhimin e një individi në marrëdhënie.

Nga të gjitha arsyet e mundshme që ngacmonin njerëzit, njëra qëndronte në të vërtetë duke parashikuar nëse një çift do të ndahej: mashtrimi. Sado që faktorë të tjerë i bënin njerëzit të ndjeheshin pak a shumë të prirur për të konsideruar martesën, përfshirja me një partner tjetër ishte vrasësi i një marrëdhënieje të vërtetë.

Dashuria është një vendim

Marrëdhëniet janë të komplikuara dhe askush nuk e di me siguri se çfarë do të sjellë e ardhmja. Është e vështirë të dihet se cili është vendimi më i mirë nëse po mendon të qëndrosh me një partner apo të shkosh përpara. Marrëdhëniet më të mira kanë problemet e tyre, ndërsa më të këqijat akoma kanë virtytet e tyre. Teksa nuk doni të vazhdoni me një partner të tmerrshëm, ju po ashtu nuk doni të jeni të ashpër ndaj asaj që mund të jetë një marrëdhënie e shkëlqyer.

Ndaj në një rast të tillë, kombinimi i ndjenjave me logjiken do të ishte bilanci i duhur i suksesit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore