Zgjedhjet në Kosovë

Dalja e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është 37.88 për qind


Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas përfundimit të procesit zgjedhor ka deklaruar se ka qenë një proces i qetë zgjedhor.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar se në orën 19:00 ka përfunduar procesi i votimit dhe janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit.

Radoniqi bëri të ditur se, “sipas të dhënave preliminare deri në orën 19:00 dalja e qytetarëve në votime ishte 475 mijë e 751  qytetarë apo 37.88 për qind nga 1 milion e 260 mijë e 571 qytetarë”.

Kryetari i KQZ-së më tej shtoi se tashmë në ueb faqen e KQZ-së kanë filluar të shfaqen edhe rezultatet preliminare në ato komuna ku ka përfunduar procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Ilustrim.

Po ashtu, shtoi se tashmë ka filluar edhe afati 24 orësh për ankesa në PZAP.

Rezultatet preliminare të KQZ-së mund ti shihni KËTU.

Komunat në të cilat janë mbajtur zgjedhjet për balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva, Kamenica, Drenasi, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë-Kosova, Obiliqi, Rahoveci, Shtimja, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Mamusha dhe Kllokoti.

Komunat të cilat kanë shënuar fitore duke mos shkuar fare në balotazh janë Deçani, Mitrovica Jugore, Leposaviçi, Lipjani, Novebërda, Peja, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Zubin Potoku, Zveçani, Hani i Elezit, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica Veriore dhe Skenderaj. Që një kandidat të fitojë pa balotazh i duhen 50 për qind plus një votë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore