Lajme

Dalin në sipërfaqe kafkat e ushtarëve nazistë pas shpërthimit të digës Nova Kakhovka


Nuk është vetëm balta dhe viktimat e përmbytjes së shkaktuar nga shembja e digës Nova Kakhovka.

Aty ku dikur ishte Dnipro, tani banesat me baltë shtrihen nga rajoni Kherson në drejtim të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia.

Nga rëra moçalore dalin skeletet e ushtarëve nazistë që pushtuan rajonin gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në videot që qarkullojnë në mediat sociale dallohen kafkat e ngecura në shtratin e lumit.

Një prej tyre del direkt nga rëra: ende mban kaskën metalike.

Referuar historianëve, eshtrat mund t’i përkasin gjermanëve që ranë në Betejën e Dnipro-s, të luftuar midis rusëve dhe gjermanëve në të njëjtin terren ku tani po zhvillohet kundërofensiva ukrainase.

Është pranë Nikopolit dhe Kamianka-Dniprovskas ku, në fund të vitit 1943, ushtarët e Wehrmacht u përpoqën t’u rezistonin trupave të Frontit Jugperëndimor Sovjetik të udhëhequr nga Marshalli Rodion Malinovsky.

Hitleri ishte i vendosur të mbante kontrollin mbi bregun e djathtë të lumit, në mënyrë që të mos humbiste kontrollin e minierave metalike me të cilat zona është e pasur.

Në shkurt 1944, gjermanët u tërhoqën.

Në atë që ishte një nga betejat më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore, u përfshinë 6 milionë ushtarë dhe, sipas historianëve, humbjet e trupave sovjetike varionin nga 30 mijë deri në 60 mijë ushtarë.

Kurse ato të gjermanëve arritën në 20 mijë.

Sipas një eksperti të kujtimeve ushtarake gjermane në Ukrainë, Oleksii Kokot, teksa të rënët e Ushtrisë së Kuqe varroseshin, “trupat e gjermanëve të vdekur thjesht u lanë në fusha dhe këneta”.

Dhe më pas u zhytën me ndërtimin e digës Nova Kakhovka në vitin 1956 e deri para dhjetë ditësh, kur një luftë e re i nxori në dritë.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore