Kultura

Në Koman zbulime të reja të mesjetës së Arbërve


Dalin në pah thesarët e Arbëreve të  mesjetës , në malet e Komanit. Qyteza shtrihet në mbi 1 mijë hektare. Aty gjenden “kishat e Shën Janit, Shën Gjergjit, Shën Mhillit, nekropoli, kalaja dhe kisha e Shën Kollit”.

Misteret e nëntokës shqiptare janë të mëdha, arkeologët gjithnjë janë në kërkim të dhënave të reja të cilat dalin në pah falë gërmimeve arkeologjike.

“Kultura e Komanit” është kultura e një populli që në shek VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare.

Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës ilire, e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët.

Arkeologët tanë kanë ditur të shpjegojnë bindshëm praninë e elementeve të shumta të simbolikës së artefakteve, (armë, por sidomos stoli grash) që e lidhin “Kulturën e Komanit” me të kaluarën ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët, një dëshmi kjo e çmuar si provë e vazhdimësisë së shqiptarëve në këto troje.

Arkeologia, Etleva Nallbani, i referohet si popullsi dukagjinase, sepse edhe vetë Puka është Dukagjini i Vjetër dhe vend-origjina e Dukagjinëve.

Lek Dukagjini kishte edhe rezidencën e tij të fortifikuar, kalanë e tij, në pjesën më perendimore të Dukagjinit të Vjetër (Pukës) e gjithashtu Principatës së Dukagjinëve.

Nga puna e arkeologëve, fakteve dhe gjetjeve arkeologjike e mbi të gjitha gjetjes së punishtës së përpunimit të metalit, vërtetohet edhe më shumë dhe qartë se Puka gjithashtu ishte edhe epiqëndra e popullsisë piruste, pra e fisit Pirust./AlbanianPost.com

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore