Lajme

Daçiç i përgjigjet akuzave të Rusisë: S’kemi dërguar armë në Ukrainë


Ivica Daçiç

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka garantuar se që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Serbia nuk ka dhënë armë për Kievin apo Moskën.

Reagimi i Daçiç’it ka ardhur pasi Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka kërkuar nga Serbia të deklarohet zyrtarisht se a ka dërguar apo jo armatim serb në Ukrainë.

“Nuk kemi eksportuar pajisje ushtarake në asnjë vend që ne besojmë se do të ishte problematik dhe i diskutueshëm”, ka thënë fillimisht Daçiç.

Dyshimet e ngritura të Rusisë për këtë çështje, sipas Daçiç, burojnë nga ajo se ka institucione ilegale që mund të kenë dërguar armë në Ukrainë.

Moska, sipas Zakharovës, është thellësisht e shqetësuar për akuzat për përfshirjen e Serbisë në shitjen e armëve në Ukrainë.

Zakharova ka kërkuar nga Serbia gjithashtu të zbulohen fakte dhe të nxirren përfundimet e duhura për këto informacione, pasi sipas saj kjo është “një temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”.

“Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen përmes mediave, por nga kanalet zyrtare”, ka thënë fillimisht ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore