Lajme

Çudia në Augusta të Georgia-s, pronari i ofron punë plaçkitësit të biznesit të tij


Çudia ka ndodhur në Augusta të Georgia-s. Pronari i një biznesi ka reaguar në një mënyrë të pazakontë, duke i ofruar punë plaçkitësit që hyri me forcë në biznesin e tij.

Ishte fundjavë, rreth orës 4 të mëngjesit, kur dikush hyri në pronën e tij, Diablo’s Southwest Grill, të cilën e menaxhon prej tetë vitesh.

Carl Wallace, në një postim në Facebook, ku hodhi dhe një foto të derës së copëtuar, shkruante se: “Pa polici, pa pyetje. Le të ulemi të flasim se si mund t’ju ndihmojmë dhe të rregullojmë rrugën në të cilën ndodheni”.

Pronari tha se dikush hyri me forcë te biznesi i tij. Ai u çua, pasi alarmi i restorantit u aktivizua, për 45 sekonda.

Wallace tha për CNN se fillimisht kish ndier zemërim dhe acarim, por më pas kish ndier keqardhje për personin.

“Është për të ardhur keq që ata kanë zgjedhur këtë rrugë në jetë. Dhe të mendoni për rreziqet që këta persona hasin sa herë që e vënë veten në rrezik”, u shpreh ai.

Gjithashtu, Wallace tha se ai mendon se është po i njëjti person që, së fundmi, ka plaçkitur të paktën dy biznese të tjera në zonën ku ai jeton. Pronarët i kishin treguar se ishin gjithashtu viktima të një përpjekjeje për grabitje dhe se pamjet e tyre të mbikëqyrjes përputheshin me ato të plaçkitësit që kish hyrë në pronën e Carl-it.

Me pushimet që mori fundjavën e Pashkëve, Wallance tha se kishte reflektuar dhe se falja i dukej si gjëja e duhur për të bërë.

“Ka të bëjë thjesht me përpjekjen për të qenë këshilltar i dikujt që është qartë në rrugën e gabuar në jetë”, përfundoi Wallace.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore