Sport

Crystal Palace kërkon 70 milionë paund për objektivin e Liverpool-it


Cheick Doucoure (Crystal Palace)

Crystal Palace thuhet se do të vendosë një vlerësim minimal prej 70 milionë paundësh për mesfushorin, Cheick Doucoure i cili po shfaqet si objektiv i Liverpool-it, raporton “Daily Mail”.

Jurgen Klopp e ka bërë prioritet forcimin e mesfushës së tij këtë verë, me klubin e Merseyside që tashmë ka shtuar Alexis MacAllister dhe Dominic Szoboszlai në skuadrën e tyre.

Por largimi i kapitenit Jordan Henderson në klubin e Arabisë Saudite Al Ettifaq dhe largimi i mundshëm i Fabinho, gjithashtu në Arabi, do t’i lërë të kuqtë të kërkojnë përforcime të mëtejshme në mesfushë.

Liverpool ende nuk ka bërë kontakte me Palace. Por, si klubi ashtu edhe 23-vjeçari janë të vetëdijshëm për interesin e Liverpool-it, ndonëse Palace dëshiron të mbajë Doucoure sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, “Mail Sport” raporton se zyrtarët e Palace ka të ngjarë ta kenë të vështirë të refuzojnë një ofertë prej 70-80 milionë paund.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore