Sport

Cristiano Ronaldo futet në librin Guinness


Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, është futur në librin Guinnes, pasi që theu rekordin botëror, duke shënuar 111 gola për kombëtaren e Portugalisë.

Ai këtë rekord e arriti në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, ku kombëtarja e tij, Portugalia e fitoi me rezultat 2:1 përballë Iralndës.

Kjo fitore erdhi falë Ronaldo-s i cili shënoi dy gola, në shtatë minutat e fundit të ndeshjes.

Pasi u fut në librin Guinness, Ronaldo u shpreh i lumtur për këtë rekord të thyer.

“Faleminderit Rekordeve Botërore Guinness. Gjithmonë është kënaqësi të njihesh për thyerje të rekordeve botërore. Le të provojmë që këtë numër ta ngrisim edhe më lartë”, ka shkruar CR7 në rrjetet sociale.

Ndryshe Cristiano, ka shënuar edhe 674 gola me klubet e ndryshme ku ka luajtur si : Sporting Lisbon, Manchester United, Real Madrid dhe Juventus.

Derisa, ai është rikthyer te ish-klubi i tij Manchester United, me të cilët ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore