Sport

Cristiano, Mbappe, Icardi – efekti domino


Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe, Mauro Icardi, të tre këta emra janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin.

Por, pse?

Edhe pse luajnë në skuadra të ndryshme, merkato verore i bashkon.

Mbappe – kërkohet me ngulmë nga Real Madrid-i.

Cristiano – nuk është i lumtur te Juventus-i.

Icardi – nuk po gjen hapësira te PSG-ja.

Me Real Madrid-in që janë shumë të interesuar për Kylian Mbappe-n, gjithçka mund të ndodhë këtë verë.

Madrilenët janë të gatshëm “të thyejnë bankën” vetëm për të sjellur francezin në skuadër.

Mungesa e golave, dhe pëlqimi që ka Mbappe për Los Blancos, mund ta bëjnë këtë transferim të lehtë, edhe pse për momentin duket shumë i vështirë.

Pas emërimit të Ancelotti-t, Real Madrid-i tani do të tentojë ta përforcojë skuadrën, emri i parë në listën e tyre, është pikërisht Mbappe.

Ky transferim, nëse ndodhë, do ta vendoste Paris-in në pozitë kërkuese menjëherë.

Dhe, emri i parë për parisienët është Cristiano Ronaldo.

Me portugezin që nuk është shumë i lumtur në Torino, një aventurë e rë do të ishte shumë e mirëpritur.

Ardhja e Allegri-t në krye të Juventus-it, do ta shoh Dybala-n si yllin kryesor të skuadrës.

Një largim i mundshëm i Cristiano-s, e vë Juventus-in në kërkim të një sulmuesi.

Dhe, sytë menjëherë kthehen te PSG, për një shkëmbim të mundshëm Ronaldo – Icardi.

Me Icardi-n që nuk po gjenë minuta sa duhet te PSG, një aventurë e dytë në Serie A do të ishte e duhura.

Se a do të kompletohen gjithë këto transferime, shumë shpejtë do të kuptohet…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore