Bota

Covid: Kompanitë e udhëtimeve refuzojnë listën e gjelbër, në Mbretërinë e Bashkuar


Autoritetet e sektorit të turizmit, në Mbretërinë e Bashkuar (MB), janë shprehur të zhgënjyer që vetëm një numër i vogël vendesh ndodhen në listën e gjelbër ku lejohet udhëtimi.

12 vendet pjesë e zonës së gjelbër, ku përfshihet Portugalia, Gjibraltari dhe Izraeli, kanë hequr karantinën për ato që do të kthehen në Angli.

Kompanitë deklaruan se, përjashtimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), nga lista, do të rrezikonte MB-në “të mbetet prapa”.

Udhëtimi drejt vendeve që i përkasin listës së kuqe, nuk këshillohet nga autoritetet.

Ndryshime në rregullat e udhëtimit janë kryesisht për Anglinë, Skocinë, Wells-in dhe Irlandën e Veriut, të cilët nuk kanë dhënë një njoftim zyrtar për lehtësimin e masave të rrepta, të udhëtimit.

Vetëm katër nga vendet e listës së gjelbër janë në Evropë. Portugalia është i vetmi destinacion i madh për pushime, nga kontinenti.

Izraeli dhe Singapori janë përfshirë gjithashtu, por Australia dhe Zelanda e Re, të cilat janë vlerësuar si të sigurta nga qeveria e MB-së, aktualisht nuk po lejojnë vizitorë nga jashtë.

Franca, Greqia, Italia dhe Spanja, destinacione jashtëzakonisht të njohura për pushime në Mbretërinë e Bashkuar, nuk janë përfshirë në listën e sigurt.

Airlines UK, që përfaqëson transportuesit e MB-së, deklaroi se qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar rrezikuan të humbin rezervimet e hoteleve nëse turistët e tjerë evropianë do të lejoheshin të udhëtonin.

Sekretari i Transportit, Grant Shapps, tha se, lehtësimi i masave ishte duhet të jetë i kujdesshëm, pasi vendi ndodhej akoma nën kërcënim, nga variantet e reja të Covid-19.

Ai tha që lista do të rishikohet çdo tre javë nga Qendra e Përbashkët e Biosigurisë, ekipi i ngritur vitin e kaluar për të monitoruar situatën e pandemisë.

Disa firma kanë shpresuar që, hapja e shpejtë e programit të vaksinimit në SHBA do të lejonte të rinisnin udhëtimet verore.

Por British Airways parashikoi që më shumë vende do të përfshihen në listën e gjelbër, para verës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore