Lajme

COVID-19 në Izrael, shtyhet vendimi për përjashtimin e nxënësve nga karantina


Në të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Izrael vihet re një rritje e infektimeve me COVID-19.

Këto shifra vijnë në një kohë kur qeveria kishte vendosur që, duke filluar nga e enjtja e 27 janarit të përjashtonte nga karantina nxënësit e shkollave, edhe nëse ata janë të ekspozuar ndaj një personi të infektuar me COVID-19.

Pavarësisht kësaj, organizata që përfaqëson pediatrët e Izraelit ka kërkuar që planet për t’i përjashtuar nxënësit e shkollave nga karantina të viheshin në pritje.

Sipas të dhënave të së martës, Izraeli ka 888 raste të rënda, nga të cilat 187 janë në intubim. Për më tepër, plot 76 mijë e 17 persona rezultuan pozitivë dhe shkalla e rasteve pozitive u rrit në 21.83%.

Nga të dhënat shihet se 6% e të rriturve të pavaksinuar mbi moshën 60 vjeç përbëjnë 32% të rasteve serioze dhe 35% të vdekjeve nga COVID-19 gjatë muajit të kaluar.

Për çdo vdekje të një personi të vaksinuar, janë 8 vdekje të individëve të pavaksinuar.

Numri mesatar i njerëzve që humbin jetën nga ndërlikimet e coronavirus-it ka dëshmuar një rritje të madhe gjatë ditëve të fundit, duke shënuar 40 vdekje në ditë.

Një vit më parë, në kulmin e valës së tretë të COVID-19 në Izrael, vdekshmëria ditore arriti kulmin në rreth 60 dhe mbetën nën 30 gjatë valës Delta në fund të vitit të kaluar. Që nga shpërthimi i pandemisë në Izrael, 8 mijë e 502 njerëz kanë vdekur nga ndërlikimet e coronavirus-it.

Deri më tani, 4 milionë e 431 mijë e 86 qytetarë kanë marrë dozën përforcuese dhe 611 mijë e 73 kanë marrë dozën e katërt.

Të martën, paneli i ekspertëve, që këshillon Ministrinë e Shëndetësisë për coronavirus-in, rekomandoi ofrimin e një vaksine të katërt për izraelitët e moshës 18 vjeç e lart, me kusht që të kenë kaluar pesë muaj që kur morën vaksinë të tretë.

Rekomandimi, i cili do të zgjerojë përhapjen e kufizuar të katërt të vaksinës së Izraelit për izraelitët mbi 60 vjeç dhe të rriturit në rrezik, ende pret miratimin nga drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë.

Marrë nga Haaretz, përshtatur për Albanian Post!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore