Lajme

COVID-19: Japonia drejt zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme


Më 3 mars, Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, deklaroi se qeveria po shqyrton të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme në zonën e Tokios për shkak të COVID-19.

Rastet e reja të të prekurve me coronavirus kanë rënë ndjeshëm, pas rritjes së kurbës në fillim të muajit janar.

Guvernatori i Tokios, Yuriko Koike, tha të martën ritmi i rënies së të prekurve ishte ngadalësuar. Ai shprehu shqetësimin se përshkallëzimi i kufizimeve mund të mos mjaftonte.

Nga 47 prefektura qeveria kishte vendosur kufizime emergjente për shkak të COVID-19 në vetëm 11 prefektura. Këto përshkallëzime janë në fuqi deri më 7 mars në  Tokio dhe në zonat përreth si në Kanagawa, Saitama, Chiba.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore