Lajme

Covid-19: Ekspertët grekë kërkojnë shtrëngim të masave


Ekspertët e Shëndetit në Greqi i kanë bërë thirje qeverisë më 29 janar që të shtrëngohen masat antiCovid. Kjo vjen pasi kryeqyteti grek, Athina, ka raportuar së fundmi rritje të të infektuarve me Covid-19.

Kufizimet mund të përfshijnë një shtetrrethim më të ashpër. Ai pritet të ndalojë qarkullimin nga ora 18:00. Aktualisht izolimi i vendit nis në orën 21:00. Rihapja e shkollave të mesme pritet të shtyhet përtej datës 1 shkurt 2021.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitostakis, ka theksuar më datë 28 janar se aktivitetet do të rihapen kur rastet me Covid-19 të ulen.

Bëjmë me dije se numri i të prekurve nga Covid-19 në Greqi ka arritur në 154 mijë e 796, numri total i të shëruarve ka arritur në 139 mijë e 168, ndërsa numri total i vdekjeve ka arritur në 5 mijë e 742.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore