Lajme

COVID-19: Delta “Plus” mund të jetë më i transmetueshëm


Një variant i ri i coronavirusit që po e quhet “Delta Plus” mund të përhapet më lehtë se Delta e zakonshme.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) e ka vendosur atë në kategorinë e “varianteve nën hetim”, për të studiuar rrezikun e mundshëm.

Gjithsesi nuk ka ende asnjë provë se mund tё shkaktoj njё sëmundje më të rëndë dhe shkencëtarët janë të bindur se vaksinat ekzistuese funksionojnë mirë nё mbrojtjen ndaj tij.

Pavarësisht se Delta e rregullt përbën ende shumicën e infeksioneve COVID në MB, rastet e “Delta Plus” ose AY.4.2 kanë ardhur në rritje.

Të dhënat e fundit zyrtare tregojnё se 6% e rasteve me COVID janë të këtij lloji.

Ekspertët kanё thёnё se nuk ka gjasa të shpёrndahet nё mёnyrё tё konsiderueshme apo t’i rezistojё vaksinave, por zyrtarët thonë se ka disa prova të hershme se mund të ketë një normë rritjeje në MB.

Megjithatë, ndryshe nga Delta, ai nuk konsiderohet ende një “variant shqetësimi”, kategoria më e lartë e caktuar për variantet sipas nivelit të tyre të rrezikut.

Ka mijëra lloje të ndryshme, ose variante të COVID që qarkullojnë në të gjithë botën. Ekspertët thonë se, viruset ndryshojnë gjatë gjithë kohës, kështu që nuk është për t’u habitur të shohim versione të reja.

AY.4.2 është një degë e Delta që përfshin disa mutacione të reja që prekin proteinën “spikes”, të cilën virusi e përdor për të depërtuar në qelizat tona.

Mutacionet – Y145H dhe A222V – janë gjetur në linja të ndryshme të coronavirusit që nga fillimi i pandemisë.

Disa raste janë identifikuar edhe në SHBA dhe Danimarkë.

Anglia po ofron doza përforcuese të vaksinës COVID për njerëzit me rrezik më të lartë përpara dimrit, për t’u siguruar që ata të kenë mbrojtjen më të plotë kundër virusit.

Deri tani nuk ka asnjë sugjerim se do të nevojitet një përditësim i ri i vaksinës për t’u mbrojtur kundër ndonjë prej varianteve ekzistuese të COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore