Bota

Covid 19/AstraZeneca e Oxfordi-it mbrojtje të kufizuar ndaj variantit të Afrikës së Jugut


Sipas njoftimeve të kompanisë, AstraZeneca e Oxford-it jep mbrojtje të kufizuar kundër simptomave të lehta të shkaktuara nga varianti i ri i Afrikës së Jugut.

Një zëdhënës i AstraZeneca, tha se kompania nuk ishte ende në gjendje të përcaktonte nëse vaksina do të parandalonte shtrimin në spital të variantit të Afrikës së Jugut. Sipas tij ata që ishin të përfshirë në studim kishin qenë kryesisht të rritur të shëndetshëm.

Megjithatë, kompania dha shpresë se vaksina mund tё ofrojё mbrojtje ndaj rasteve serioze. Sipas tyre, vaksina krijoi antitrupa neutralizues të ngjashëm me ato të vaksinave të tjera të coronavirusit.

Ministri i vaksinimit nё Angli, u shpreh se shtimi i një përforcuesi gjatë vjeshtës po shihet si një mundësi për çështjen në fjalë.

“Ne shohim mundësinë e shtimit të një përforcuesi në vjeshtë dhe më pas krijimin e vaksine vjetore, ashtu siç veprojmë dhe me vaksinat e gripit. Prodhojnë me shpejtësi një variant të vaksinës dhe pastaj fillojnë të vaksinojnë dhe mbrojnë kombin”, deklaroi ministri i vaksinave, Nadhim Zahawi për Andrew Marr Show të BBC

Studimi i cili pritet të publikohet të hënën ka marrё tё dhёna nga rreth 2 mijё njerёz.

Ndërkohё Mbretёria e Bashkuar(MB) ka lajmëruar se është duke numёruar më shumë se 100 raste të variantit të Afrikës së Jugut deri më tani.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore