Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), kanë ndërmjetësuar një marrëveshje në mes të kompanisë Johnson & Johnson dhe programit COVAX për shpërndarje të vaksinave kundër Coronaviurusit në zonat e konfliktit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka bërë të ditur marrëveshjen më 10 nëntor, në një takim virtual të ministrave të jashtëm të shumë vendeve të botës, për të diskutuar për pandeminë e COVID-19.
“Neve na duhet t’i sigurojmë njerëzit që nuk kanë qasje në vaksina nga fushatat qeveritare se nuk i kemi lënë jashtë përpjekjeve tona. Ata duhet të mbrohen po ashtu”, ka deklaruar Blinken.
Kjo marrëveshje nënkupton se vaksinat e kompanisë J&J mund të shpërndahen në zonat e konfliktit nga organizatat, përveç qeverive.
Në anën tjetër, Komiteti Ndërkombëtar për Kryqin e Kuq e ka mirëpritur vendimin, duke e quajtur “hap pozitiv”.
Por, zyrtarët nuk kanë bërë të ditur se në cilat vende do të dërgohen vaksinat.
COVAX është program i Kombeve të Bashkuara që synon të furnizojë me vaksina vendet me të ardhura të ulëta.
Më 25 tetor, shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se bota ka ende një rrugë të gjatë derisa të arrijë momenti kur mund të shpallet e përfunduar pandemia e COVID-19.
“Kemi pothuajse 50.000 vdekje në javë bazuar vetëm në shifrat e raportuara. Pandemia është larg përfundimit”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Samitin Botëror të Shëndetit në Berlin më 24 tetor.
Sipas tij është në duart e njerëzimit për t’i dhënë fund pandemisë.
“Ne kemi të gjitha mjetet e shëndetit publik që na duhen, por bota nuk i ka përdorur mirë”, tha ai, duke shtuar se pandemia do të përfundojë atëherë kur bota do të zgjedhë t’i japë fund asaj.
Pandemia e Coronavirusit u shpall në fillim të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, në shkallë globale janë infektuar mbi 240 milionë njerëz.
Prej tyre, rreth 5 milionë kanë vdekur.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Gerard Depardieu lirohet pas marrjes në pyetje në lidhje me sulmet e dyshuara seksuale
-
Vuçiç: Shanset e Kosovës për anëtarësim në KiE janë të mëdha
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Stoltenberg qorton aleatët për mbështetjen e vakët ndaj Ukrainës
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE