Sport

Coutinho në Merseyside, por jo te Liverpool-i


Skuadra rivale e qytetit e Liverpool-it, Everton, është interesuar për shërbimet e futbollistit të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Braziliani, i cili u rikthye në kataluni verën e kaluar pas huazimit të tij te Bayern-i, nuk ka luajtur ëq nga dhjetori për shkak të lëndimit.

Para saj, mesfushori luante rregullisht, me Koemani-in që e vlerësonte shumë.

Megjithatë, performancat që Barcelona ka shfaqur pa shërbimet e Coutinho-s, tregojnë që klubi mund ta shesë gjatë verës.

Të interesuar për shërbimet e tij, janë skuadra nga “Goodison Park”, Everton-i.

Siç raporton Marca, Everton-i janë të gatshëm të paguajnë 40 milionë euro për shërbimet e tij.

Duke marrë parasysh situatën ekonomike në të cilën po kalon klubi i Barcelonës, një shifër e tillë është shumë e pranueshme për katalunasit.

Viteve të fundit, Everton-i nga Barcelona ka nënshkruar me Andre Gomes, Lucas Digne dhe Yerry Mina.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore