Sport

Costa-s i lejohet të luajë në Premier Leauge


U raportua se nuk iu dha viza nga Federata e Futbollit të Anglisë, megjithatë pas apelit, Diego Costa-s do t’i lejohet që të transferohet në kampionatin anglez.

Të paktën kështu shkruan “BBC”, sipas të cilëve sulmuesi me pasaportë spanjolle do t’i nënshtrohet testeve mjekësore këtë të enjte te skuadra e Wolvharempton.

Ish-sulmuesi i Chelsea dhe Atletico Madrid ka rënë dakord për një marrëveshje deri në verën e ardhshme me Wolves, i cili do të transferohet me parametra zero.

Costa-s fillimisht iu refuzua leja e punës pasi nuk plotësonte kriteret e pikëve.

Ai ka luajtur për herë të fundit për skuadrën braziliane Atletico Mineiro në janar.

Wolves kishte bërë një aplikim të veçantë, i cili tashmë është miratuar.

33-vjeçari do të fluturojë në Angli të mërkurën në mbrëmje përpara se të përfundojë lëvizjen e tij për t’u bashkuar me skuadrën e Bruno Lage.

Kjo do të jetë aventura e dytë e sulmuesit në Premier Leauge, pasi që më parë kishte luajtur me fanellën e Chelsea-t.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore