Jetesë & Stil

Cosmo – fëmija i parë i Scarlett Johansson me Colin Jost


Colin Jost dhe Scarlett Johansson

Aktorja, Scarlett Johansson ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me komedianin, Colin Jost dhe dyshja e njohur janë bërë prindër të një djali.

Ylli i “Black Widow” dhe komediani i “Saturday Night Live” e kanë emëruar të voglin e tyre – Cosmo.

Colin Jost dhe Scarlett Johansson.

“Në rregull, në rregull, kemi pasur një fëmijë. Emri i tij është Cosmo. Ne e duam shumë atë”, ka shkruar Johansson në Instagram.

Ylli i “Avengers”, kishte ndezur thashethemet për një shtatzëni të mundshme të cilën nuk e pranonte publikisht, gjatë muajit qershor pasi ajo nuk morri pjesë në intervista promovuese të “Black Widow”.

“Ajo nuk ka bërë shumë intervista ose ngjarje për të promovuar ‘Black Widow’ e cila është për t’u habitur pasi që është një lajm i madh për Marvel / Disney dhe ajo është edhe yll edhe një producent ekzekutiv”, shpjegojnë burimet.

Dyshimet për shtatzëni i kishte rritur akoma më shumë kur ajo u paraqit me “Zoom” në një intervistë për Jimmy Fallon dhe si për ironi, kamera e saj kapte pjesën vetëm nga shpatullat e më lartë, duke e fshehë stomakun dhe linjat e tjera.

Ajo gjithashtu mungoi në një shfaqje të “Black Widow” në Hamptons Friday të ndjekur nga bashkë-ylli i saj David Harbor, ngjarje kjo që u pasua me një aheng në shtëpinë e Mariska Hargitay, teksa kjo e fundit njihet për miqësinë me Scarlett.

Një burim tjetër u shpreh se – “Scarlett zakonisht kalon shumë kohë gjatë verës në Amagansett dhe Montauk, dhe shpesh shëtit me qentë e saj në plazh. Por, këtë verë ajo nuk ka ardhur fare, duket se po fsheh diçka…”

Johansson dhe Jost janë së bashku që nga viti 2017 ndërsa ky është fëmija i parë i çiftit. Por, për Scarlett ky është fëmija i dytë, pasi më parë ajo mirëpriti në jetë vajzën Rose, e cila tashmë është 6 vjeçe e që është fryt i ish martesës së aktores me Romain Dauriac.

Scarlett Johansson dhe Romain Dauriac.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore