Sport

Cortina: Corinne Suter medalje ari në zbritje


Zvicera vazhdon të magjepsë në Cortina. Pas arit të Gut-Behrami në Super-G, i takoi Corinne Suter ta fitojë titullin botëror të zbritjes së lirë. Zvicerania Suter ka dominuar në ‘Olympia delle Tofane’, duke kapur finishin në kohën 1’34”27 dhe duke fituar të parën medalje ari në karrierën e saj. Suter, që dy ditë më parë zuri vendin e dytë në SuperG, ia la vendin e dytë gjermanes Kira Weidle  me + 20 të qintat dhe vendin e tretë me + 37 të qintat bashkëpatriotes Lara Gut-Behrami. Zvicera i kthehet fitores së medaljes së arit në zbritjen e lirë pas 32 vjetësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore