Film

“Columbiana” nga Tayna dhe Don Phenom pjesë e serialit të Netflix-it, “Suborra: Blood on Rome”


Kënga “Columbiana”, e publikuar pesë vjet më parë nga artistët shqiptarë, Tayna dhe Don Phenom, ka shijuar një sukses të radhës përtej kufijve shqipfolës.

Kësisoj, “Columbiana” është dëgjuar në sfond gjatë një sekuence të serialit të gjigantit Netflix, “Suborra: Blood on Rome”, i cili është një serial italian televiziv i zhanrit kriminalistik, dhe i xhiruar në Romë.

Këtë e ka zbuluar vetë ylli i hitit “Sicko”, përmes një storie të publikuar në llogarinë e saj të Instagramit, ku numëron afro 2 milionë ndjekës.

Imazh i publikuar nga Tayna në Instagram.

“’Columbiana’, në serialin e Netflix-it”, ka mbishkruar Tayna, derisa ka etiketuar edhe bashkëpuntorin e saj në këngë, rep artistin, Don Phenom.

Seriali bazohet në filmin origjinal “Suburra” të vitit 2015, që është i frymëzuar nga ana tjetër prej romanit me të njëjtin emër nga Giancarlo De Cataldo dhe Carlo Bonini.

Përndryshe, Tayna e ka publikuar video projektin e saj më të ri muzikor para pak ditësh “Xhelozia”.

Kënga “Xhelozia” i takon zhanrit baladë, derisa e njëjta ka grumbulluar afro 600 mijë klikime në YouTube, në më pak se tre ditë.

Po ashtu, para pak ditësh, Tayna ishte përballur me një situatë të paprecedentë, pasi që ajo ishte goditur me telefon gjatë një performance në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo, ndonëse e surprizuar nga gjesti në fjalë, e ka vazhduar performancën e saj para publikut, pa i kushtuar vëmendje situatës.

Rep artistja Tayna goditet me telefon gjatë performancës në SHBA

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore