Sport

Çmimi i klauzolës së Erling Haaland mund të ndryshojë


Është një nga emrat më të kërkuar në botën e futbollit.

Erling Braut Haaland i Dortmund-it po shfaq potencial të madh te klubi gjerman, e klubet e mëdha Evropianë po luftojnë për të siguruar shërbimet e tij.

E sigurt është që Haaland do të qëndroj në “Signal Iduna Park” edhe këtë verë, kurse 2022 me shumë mundësi do të jetë viti kur ai do të largohet.

Barcelona, Manchester City, Manchester United, Chelsea e Real Madrid, këto janë skuadrat që deri tani kanë shfaqur interes për Haaland-in.

Të fundit, mbretërorët e Real Madrid-it, Haaland i preferon më shumë, por edhe Premier League është një destinacion shumë i preferuar për të.

Në vitin 2022, sipas klauzolës që ka në kontratën e tij me verdhezinjtë, Haaland mund të largohet nëse dikush e arrin shifrën e 75 milionë eurove.

Mirëpo, sipas Sport1, tabloidit të madh gjerman, kjo shifër mund të ndryshojë.

Nëse Haaland arrin disa shifra të caktuara, ku përfshihen titujt dhe golat e shënuar, atëherë kjo klauzolë mund të rritet në 90 milionë euro.

Por, duke parë kualitetin e tij, skuadrat e interesuara për të me shumë mundësi janë të gatshme të paguajnë edhe më shumë se aq.

Te Dortmund-i, Haaland-i po kalon sezonin e fundit, e me cilën fanellë do ta shoh viti 2022, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore