Film

Cillian Murphy: Xhirimet e “Peaky Blinders” pa aktoren, Helen McCrory ishin të çuditshme


Aktori, Cillian Murphy ka folur për filmimin e radhës të serisë së famshme, “Peaky Blinders”, pa aktoren, Helen McCrory.

Ylli i serisë, i cili luan rolin e Tommy Shelby në dramën e BBC-së, diskutoi përvojën e xhirimit të sezonit të ri pa yllin e ndjerë McCrory, e cila vdiq vitin e kaluar.

Cillian Murphy.

“Ne thjesht ishim duke u rrëmbyer gjatë gjithë ngjarjes”, tha Murphy.

“Ajo ishte një shoqe e dashur dhe ajo ishte zemra rrahëse e asaj shfaqjeje, kështu që ndihej shumë e çuditshme të ishe në xhirime pa të. Gjëja e vështirë për t’u kuptuar është se, nëse nuk do të ishte për COVID, do të kishte një version krejt tjetër të kësaj shfaqjeje me Helenën në të”, shtoi ai.

Fjalët e mira dhe lavdatat e Cillian për Helenën duket të mos kenë fund. Ai vazhdoi të tregonte të tjera vyrtyte të aktores.

Helene McCory.

“Vlerat e saj, mënyra se si u soll me fëmijët dhe Damianin. Ajo kujdeset për të gjithë. Ajo është me të vërtetë qesharake dhe shumë e lezetshme, dhe ajo kishte këtë ngrohtësi të vërtetë”, tha ai.

“Vetëm, ende nuk mund ta besoj se ajo nuk është këtu. Nuk ka kuptim. Ajo ishte madhështore. Ajo ishte një person absolutisht madhështor”, ka përfunduar ai.

Cillian Murphy kishte shpjeguar në fillim të këtij viti se nëse xhirimet në sezonin e gjashtë nuk do të ishin ndalur për shkak të pandemisë së Coronavirusit, McCrory do të kishte qenë në episodet e reja.

Sezoni i gjashtë i “Peaky Blinders” do të publikohet në vitin 2022 në BBC One në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore