Sport

Cili është rekordi i Kylian Mbappe kundër Barcelona-s


Kylian Mbappe

Kylian Mbappe do të kërkojë të ndihmojë Paris Saint-Germain-in të arrijë në gjysmëfinale të Champions League 2023-24 kur të përballet me Barcelona-n të martën mbrëma.

PSG do të shkojë drejt Spanjës për ndeshjen e dytë të çerekfinales pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë në Paris.

Mbappe e pati të vështirë të lërë gjurmën e tij në ndeshjen e javës së kaluar, por ndeshja është ende delikate, me kampionët francezë më shumë se të aftë për ta kthyer atë.

25-vjeçari duket se është i vendosur të kalojë te Real Madrid-i si një transferim i lirë këtë verë, por ai do të jetë i vendosur ta përfundojë sezonin me një notë pozitive.

Por, cili është rekordi i Mbappe-s ndaj Barcelona-s?

Mbappe i ka shënuar Barcelona-s katër herë gjatë karrierës së tij profesionale, dhe në paraqitjen e tij të parë kundër skuadrës katalanase, ai shënoi një hat-trick të famshëm.

Ish-djaloshi i Monaco-s shënoi tre herë kundër gjigantëve të La Liga-s në ndeshjen e parë të 1/16-ës së Champions League në vitin 2021, me PSG-në që regjistroi një fitore 4-1 në “Camp Nou”.

Mbappe më pas shënoi një herë në ndeshjen e kthimit në Paris, me gjigantët francezë që barazuan 1-1 për të kaluar në çerekfinale të kompeticionit falë një suksesi të përgjithshëm 5-2.

Francezi më pas luajti 90 minutat e plota kundër Barcelona-s javën e kaluar, por ai e pati të vështirë të shënonte në humbjen në shtëpi për skuadrën e Luis Enrique-s.

Rekordi i tij deri para ndeshjes së sotme është një fitore, një barazim dhe një humbje nga tre duele, duke shënuar katër here në total.

Mbappe, i cili ka 39 gola dhe nëntë asistime në 41 ndeshje për PSG-në këtë sezon, pati tre goditje dhe një driblim të suksesshëm kundër Barcelona-s herën e fundit, ndërsa e përfundoi takimin me një përqindje suksesi të pasimeve prej 88%.

Sot në mbrëmje do të jetë një histori tjetër, sukesi ose dështimi.

Champions League: Barcelona kërkon të vazhdojë ëndrrën, PSG për të shmangur dështimin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore