Shëndet

Cilat shenja tregojnë se mund të keni pasur omicron pa e ditur?


Ilustrim

Varianti i ri i COVID-19, omicron deri më tani është dëshmuar të jetë një lloj që shkakton simptoma më të buta dhe më të tolerueshme.

Ndikon në sistemin e sipërm të frymëmarrjes, që do të thotë se mushkëritë e shumicës së njerëzve të infektuar me omicron janë të kursyera.

Megjithatë, kjo sjell me vete simptoma që tani është e vështirë të dallohen nga ftohja e zakonshme, kështu që njerëzit shpesh nuk shkojnë as për analiza.

Nëse keni qenë i sëmurë kohët e fundit dhe nuk jeni testuar, këto shenja mund të tregojnë se keni pasur omicron.

Simptomat kryesore

Deri më tani, ethet, kolla dhe pengesat në frymëmarrje kanë qenë shenja të sigurta të infeksionit me koronavirus. Kjo ndryshoi me omicron.

Tani simptomat më të zakonshme janë dhimbja e fytit, rrjedhja e hundës, dhimbja e kokës, lodhja dhe dhimbjet e trupit.

Profesor Tim Spector, kreu i studimit që monitoron simptomat e Covid-it, dhe thotë se të gjithë ata që i kanë këto simptoma duhet të bëjnë një test për coronavirus.

Ilustrim
Të gjithë në familje u sëmurën një nga një

Viruset e frymëmarrjes janë përgjithësisht shumë ngjitëse, megjithatë, COVID-19 është aktualisht më dominuesi në botë.

Gjithashtu, omicron është treguar shumë më i lehtë për t’u transmetuar se variantet e mëparshme dhe është e vështirë të mos infektohet dhe është në kontakt me një person të infektuar.

Nëse keni qenë të sëmurë dhe keni vënë re se të gjithë anëtarët e familjes suaj janë sëmurur njëri pas tjetrit, ndoshta ka qenë omicron.

Probleme me tretjen

Sipas raportimeve të fundit, të infektuarit me omicron shfaqin gjithashtu dispepsi. Të vjellat, të përzierat dhe humbja e oreksit janë lidhur gjithashtu shenja të variantit omicron.

Rënia e flokëve në sasi më të madhe

Alopecia ose humbja e flokëve është një simptomë e zakonshme tek shumë persona që kanë pasur koronavirus. Ekspertët ia atribuojnë këtë stresit emocional, mjekimit ose lëshimit të citokineve proinflamatore në përgjigje të trupit ndaj virusit.

Nëse vëreni papritur se flokët po ju bien më shumë se zakonisht dhe nuk jeni testuar, ka mundësi që të keni pasur omicron.

Infeksion i syve ose skuqje

Sipas të përditshmes “Jerusalem Post”, një infeksion i syve ose një skuqje e çuditshme në gishtat e këmbëve mund të jetë një shenjë se keni pasur omicron.

Edhe pse ato janë të lehta, nëse ndjeni simptoma, qëndroni në shtëpi, izolohuni dhe monitoroni simptomat tuaja. Vishni maska ​​dhe mbani distancën, veçanërisht nga njerëzit të cilët mund të jenë më të rrezikuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore