Sport

Cikalleshi përfshihet në formacionin më të mirë të javës në ligën e Arabisë Saudite


Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës në ligën arabe, Saudi Professional League.

Cikalleshi shkëlqeu në ndeshjen e fundit që skuadra e tij, Al Khaleej, e fitoi me rezultat 2:0 ndaj Damac.

Sulmuesi kuqezi i realizoi te dy golat e kësaj sfide, si dhe pati një paraqitje madhështore.

 

Skuadra e Cikalleshit aktualisht mban vendin e 13-të me 16 pikë të grumbulluara, derisa bomberi kuqezi numëron pesë gola dhe një asistim.

Ndërkaq, vendi i parë në tabelë mbahet nga ekipi i Cristiano Ronaldo-s, Al Nassr, të cilët e fituan edhe ndeshjen e fundit, ku CR7 dhuroi dy asistime, por për të nuk pati vend në formacionin e javës.

Kujtojmë që Cikalleshi iu bashkua skuadrës arabe si huazim nga Konyaspor-i në verën e vitit të kaluar.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore