Lajme

Çifti gjerman akuzohet se spiunoi për Kinën


Ilustrim

Prokurorët federalë në Gjermani kanë akuzuar një grua me origjinë gjermano-italiane për spiunazh.

Ata pretendojnë se së bashku me burrin e saj, për me vite me radhë, ka furnizuar me informacione inteligjencën kineze.

Në një deklaratë të së hënës, prokurorët kanë thënë se gruaja, e identifikuar si Klara K. është gruaja e Klaus L., një politologu gjerman, i cili tashmë është në pension.

Politologu Klaus u arrestua në korrik, nën dyshimin për spiunazh për Kinën për gati një dekadë, duke përdorur kontaktet politike që krijoi ai në një qendër studimi.

Dyshohet se dyshja ishte rekrutuar nga anëtarët e shërbimit inteligjent kinez gjatë një turneu leksionesh në Shanghai, në qershor të vitit 2010.

Nga mesi i vitit 2010, deri në nëntor të vitit 2019, të dy u dhanë rregullisht zyrtarëve të shërbimit sekret kinez informacion për çështjet politike në Gjermani.

Sipas prokurorëve gjermanë, çifti, informacionet e dhënë inteligjencës kineze siguronte nga kontaktet e tyre të shumta “të nivelit të lartë politik” të marra përmes grupit të ekspertëve.

Bazuar në raportimet e mediave gjermane, i arrestuari Klaus kishte punuar për Fondacionin Hanns Seidel me qendër në Munih, i cili është i lidhur ngushtë me Unionin Kristian Social, një parti simotër e Unionit Kristian Demokratik të Kancelares Angela Merkel.

Zyrtarët e inteligjencës perëndimore kanë zbuluar më parë përpjekje të tjera të agjentëve kinezë për t’u lidhur me shtetasit e huaj, veçanërisht ata që punojnë me lejen e qeverisë, për të provuar të kenë qasje në informacione jopublike dhe të klasifikuara.

Një shtetas nga Singapori, Dickson Yeo, u dënua tetorin e kaluar me 14 muaj burg për spiunazh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si agjent ilegal i inteligjencës kineze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore